Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në një takim me Kuvendin Zgjedhor të degës nr.3 në Tiranë.

Basha në fjalën e tij u ndal tek amnistia e miratuar në parlament mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste. Basha thotë se ata miratuan amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit.

”E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”.

Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit.

Këtë bënë. Por nuk e bënin dotë pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve”, u shpreh kreu i PD-së.

Nga ana tjetër sa i përket reformës zgjedhore, kreu i PD-së thotë se propozimet e tij janë të mbështetura nga të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.

”Të cilat siç e dini fare mirë, po të dalim jashtë i përqafon çdo qytetar pavarësisht prej bindjeve politike.

Për listat e hapura, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik, për Shqipërinë një zonë që garanton barazinë e votës dhe për votën e diasporës.

Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës.

E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës”, tha Basha.