Mund të konsiderohet si sfida më spektakolare e këtij turne për këtë sezon. “Verdhekuqtë” e Roma dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen zbresin në orën 21:00, në “ferrin” e “Stadio Olimpico”, ku do të përballen me njëra-tjetrën, në sfidën e parë, të fazës gjysmëfinale, të UEFA Europa League, në të cilën pritet padyshim një “betejë” e zjarrtë.

Sa i përket formacioneve tekniku, Daniele De Rossi i ka rreshtuar “gladiatorët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur si zakonisht talenti Svilar. Në krahët e mbrojtjes janë Spinazzola e Karsdrop, me qendrën që mbulohet nga Chris Smalling e Mancini. Mesfusha e fortë, me Pellegrini, Cristante e Paredes, që drejtojnë lojën e kryeqytetasve, ndërsa në sulm janë vendosur Paulo Dybala, Romelu Lukaku e Stephan El Shaarawy.

Në krahun tjetër, strategu spanjoll, Xabi Alonso ka vendosur të përdorë formulën 3-4-3, për “Aspirinat” e tij, me portën që mbrohet nga Kovar e para tij janë vendosur Stanisic, Jonathan Tah e Tapsoba. Në krahët e fushës janë Jeremie Frimpong e Hinacpie, ndërsa që qendër janë vendosur Andrich e Granit Xhaka, ndrësa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Grimaldo, Adli e “diamanti” gjerman, Florian Wirtz.