19 vjet më parë, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, ndaj dhe dita e sotme është e veçantë për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshorten e tij, Aurelën. Ata festojnë përvjetorin e martesës dhe në këtë ditë të veçantë për çiftin, Aurela Basha ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia martesore.
Këtë përvjetor Aurela ka vendosur të publikojë një foto që nuk e kemi parë më parë. Çifti i sapomartuar shfaqen në makinë dhe lumturia u lexohet lehtë në sy.
Ceremonia e martesës së tyre është zhvilluar në bashkinë e Tiranës, disa vite para se Lulzim Basha të merrte drejtimin. Nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza, të cilat kryedemokrati është ruajtur që t’i ketë sa më larg vëmendjes së mediave. Por të shoqen ai e përmend shpesh.