Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se gjatë kohës që ata ishin në qeveri, vlera e drogës së prodhuar në Lazarat, ishte sipas tij dy herë më e madhe se buxheti i shtetit.
Ministri tha se lufta kundër kultivimit të narkotikëve është prioritet i qeverisë.
“LUFTA KUNDËR DROGËS DHE KULTIVIMI I LËNDËVE NARKOTIKE mbetet një prioritet I padiskutueshëm i Policisë së Shtetit. Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e kultivimit. Janë kryer 171 operacione policore. Janë goditur 335 raste të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Janë asgjësuar 293 047 bimë narkotike cannabis sativa, me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë.
Janë sekuestruar gjatë vitit 2023:
• 4 tonë cannabis sativa;
• 62 kilogramë heroinë,
• 23 kilogramë kokainë dhe
• 11 300 tableta ekstazi;
Këtu më lejoni t’ju kthej pak në vitin 2013, kur ministër i brendshëm ishte kryezëvendës lideri siç e quan nënkryezëvendës Gjekmarkaj. Po citoj Komandantin Bastioni të Gurdia di Finanza në një konferencë për shtyp më 5 Gusht 2013. “Në Lazarat…, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro…
Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat…” Pra vlera e kanabisit e prodhur ne Lazarat ishte dy here me e madhe se buxheti i shtetit në atë kohë. Besoj se kjo i vendos tapën gojës së çthurur me narkoshtet. Ndoshta ndonjëri në mes tuaj e kujton me mall atë kohë malli”, tha Balla.
Salianji akuzoi qeverinë se ka kanabizuar të gjithë Shqipërinë, ndërsa për këtë arsye bëri kurban një ministër, referuar Saimir Tahirit.
“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme.
Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë. Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky. Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit.
Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së, kur janë të PS i binë çiftelisë mirë. Përmendi Lazaratin sikur të jetë territor i Afrikës, ju kanabizuat gjithë Shqipërinë, ë bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë”, tha Salianji.