Në fund të këtij sezoni tek bavarezët mund të ndodhë një “revolucion” i vërtetë sa i takon lojtarëve që mund të largohen nga Bayern Munchen. Si fillim pritet largimi i mbrojtësit kanadez Alphonso Davies dhe më tej transferimet e reja, ndër të cilët më i kërkuar është mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo.

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se drejtuesit e Bayern kanë informuar kolegët e tyre spanjollë për qëllimin e tranferimit të Araujos madje u kanë ofruar plot 100 milionë euro për 25 vjeçarin.
Duke ditur problemet financiare të katalanasve, kjo shifër mund t’i bëjë që ta mendojnë ofertën e bavarezëve dhe të ndërpresin në mes ëndrrën e Araujos për të vazhduar tek Barcelona.