“Më thoshte më fal”. Por, ishte tepër vonë, ai kishte kaluar në depresion. Ka ikur me qindra herë nga shtëpia, ishin ditë të cilat mua më pushonte zemra dhe prisja rikthimin e tij në shtëpi. Depresioni e mundi, ai u mbyll në shtëpi dhe nuk doli për muaj të tërë. U përpoqa shumë, i sillja çdo ditë shokë në shtëpi por pa rezultat ai refuzonte çdo njeri. Derisa një ditë të bukur mu duk sikur rilindi sërish, ai u lidh ngushtësisht me mua.
Çdo orë të ditës më thërret, “Mami, Mami”. Unë fle vetëm dy orë shumë në ditë, më shumë nuk mundem, Eri ka nevojë për mua. Njëherë në jave fle 5 orë dhe në drekë gjysme ore. Vendos shumë pak gjumë në sy, sepse kam frikë që atë ta lë vetëm, ishin këto fjalët e Nafije Kullaut në një rrëfim për të cilin ajo tregoi se si djali i saj ra preh e lëndëve narkotike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa vite më parë në shtetin grek, ku një i ri mori vendimin të emigronte pa e ditur se çfarë në të vërtet e priste. Nëna e tij Nafije Kullau, ka treguar mes lotësh momentet e vështira që djali i saj i vetëm ka kaluar shumë vite më parë, pasojat e të cilave po i kalon edhe sot e kësaj dite.
Eri vendosi të emigronte për të nxjerrë më shumë të ardhura për familjen ndërsa sapo shkeli në atë shtet, u gjend i pambrojtur sa duhet. Larg familjes, shoqërisë dhe njerëzve të afërt ai ra pre e lëndëve narkotike. Ishin shumë faktorë që e shtynë të bëhej konsumues i rregullt por më kryesorja, fakti që u përdor si lypës rrugëve të emigrimit…