Në orët e pasdites, fluksi në pikën e kalimit kufitar ka rënë. Policia Kufitare e Korçës në në një reagim për mediat thotë se nuk ka radhë kilometrike dhe se aktualisht po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

“Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se, lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata. Aktualisht në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka shtuar sportelet, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe shmangur radhët”, njofton policia.