Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të zhvillojë një vizitë zyrtare më 22 maj në Tiranë.

Burime nga Presidenca, konfirmuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) detaje të vizitës së Sekretarit Cameron në vendin tonë.

Sipas burimeve, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, si edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Edhe mediet britanike kanë publikuar detaje nga vizita e Cameron në Shqipëri.

“The Sun”, shkruan se në fokus të këtij takimi do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Sipas ‘The Sun’, Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve”, shkruan “The Sun”.