Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë certifikata për shtëpitë e trashëguara në Himarë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se kjo nuk ka kosto për qytetarët. Rama nënvizoi se Himara ka nevojë për qetësi dhe zhvillim.
“Mos bini pre e këtyre broçkullave, nuk e do njeri Himarën më shumë sesa ju që jeni ketu, ose ata që e kanë lënë për arsye që dihen. Unë jam një nga ju. Certifikatat sot, një pjesë do ta japim simbolikisht. Ato kushtojnë zero lekë. Beso e kontrollo. Merrini, shkoni në shtëpi. Të tëra falas, asnjë kokërr leku, janë shtëpitë tuaja. Kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin, asnjë kokërr leku nuk u kemi kërkuar atyre që u ndërtuam shtëpitë. Himara ka nevojë për qetësi, zhvillim, të ngrihet aty ku mund të shkojë. Ka filluar të ngjitet, do të ngjitet shumë lart. Unë nuk jam për shtrëngim franash, jam për shpejtësi më të madhe. Bëni himariotin, mos shihni as nga veriu, as nga jugu”, theksoi ai.