Vazhdojnë spekulimet se kush do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Pasi u refuzuan nga disa teknikë, një opsion befasues tani shfaqet në horizont për klubin bavarez.

Siç raporton Abendzeitung, bëhet fjalë për Pep Guardiola, me këtë të fundit që e ka drejtuar edhe më herët këtë skuadër, para se të transferohej në Manchester City, ku tani po shijon sezonin e tij të tetë. “A do të mundet Bayern të bindë trajnerin katalanas që të largohet nga Qytetarët në verë?”, ishte pyetja e një gazete gjermane.