Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.