Sot 5 Maj, në Bulqizë është përkujtuar dita e Dëshmorëve të Atdheut, dhjetëra banorë dhe nxënës shkollash, gjatë paradites së sotme janë tubuar pranë lapidarit të qytetit për të përkujtuar Dëshmorët e Atdheut, që dhanë jetën për çlirimin e atdheut nga okupatorët nazifashistë.
Nën kujdesin e veçantë të institucionit të Bashkisë pranë lapidarit, u vendosen kurora me lule nga bashkia Bulqizë si dhe institucionet e tjera si ata të policisë së Bulqizës, prefekturës dhe veteranët.
Kryebashkiakja Festime Mjeshtri tha në fjalën e saj se 5 Maji është një ditë e veçantë dhe se do të përkujtohet si datë historike për të gjithë ata që dhanë jetën për pasurinë e këtij kombi për të jetuar në një Shqipëri Evropiane.