Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje stërvitjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit”, në përgatitjet e Euro 2024. Të grumbulluar prej së mërkurës, u vu re mungesa e tre futbollistëve.
Nga 27 emrat e thirrur, sot mungojnë Abrashi, Seferi dhe Gjimshiti që do bashkohen me kuqezinjtë në Austri. Nesër Kombëtatja do zhvendoset nga Shqipëria për fazën përgatitore në Austri. Për te kompletuar grupin, sot për stërvitje Sylvinho ka marrë nga ekipi kombëtar U-21 Rejan Alivodën e Vllaznisë dhe Maksutin e Apolonisë.