Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.

I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.

“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.

Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë. Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist” – tha babai i Arbër Hajdarit.