Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur sot në Athinë, ku Artur Denaj masakroi me thikë të shoqen duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.
Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, dhe se sipas tij ajo po i shpenzonte paratë dhe se kishte pasur lidhje jashtëmartesore përgjatë viteve që ishin bashkë.
Referuar po të njëjtave burime, thuhet se autori ka kërcënuar edhe të bijën, duke i thënë: Do të vras dhe ty, do bëhesh si nëna jote. Pastaj do vras veten!