Borussia Dortmund ka bërë një gjest shumë të bukur para ndeshjes finale të Champions League kundër Real Madridit, duke i lejuar të gjithë punonjësit e klubit të udhëtojnë për ndeshjen që do luhet në Londër.
Të gjithë janë të rëndësishëm për klubin gjerman, jo vetëm ata në fushë. 519 punonjësit do të kenë mundësinë të shikojnë klubin e tyre në ndeshjen më të rëndësishme në 11 vitet e fundit. Të gjithë ata që punojnë në siguri, pastrim, mirëmbajtje, printim apo marketing në klubin gjerman do t’u ofrohet një biletë për ndeshjen, ku do t’u sigurohet akomodimi dhe fluturimi. Të gjitha shpenzimet janë paguar dhe Borussia dëshiron që të gjithë të jenë pranë ekipit në natën më të rëndësishme.
Dortmundi ka shansin për të arritur titullin e dytë të kampionit të Evropës në Londër, pasi të vetmin deri më tani e ka fituar në vitin 1997 kur mundi Juventusin me rezultatin 3:1.
Në vitin 2013 u mund nga Bayerni 2:1 pikërisht në Wembley. Finalja e Ligës mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit është planifikuar për 1 qershor në Wembley të Londrës.