Një pasuri me vlerë 300 mijë eurosh është sekuestruar në Tiranë, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtari të paligjshme në fushën e lëndëve narkotike.

Sekuestro preventive është bërë e pasurisë së Gjino (Shkëlqim) Lleshaj-t dhe familjarëve të tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Start”, u sekuestrua një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.