Ka nisur në gjykatën e Durrësit paraditen e sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 48- vjeçarit Bledar Rako që akuzohet nga e bija për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Vali Qyrfyçi mëson se i akuzuari fillimit u mbroj me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca është ndërprerë pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja. Pas nisjes sërish, Gjykata e ka lënë në burg.
Kujtojmë se vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.