Nga Mero Baze
Nëse një vrasës polici është fotografuar me një deputetë në një fushatë elektorale, nuk është e thënë që deputeti të jetë doemos I përzier me atë kriminel.
Ka shumë raste që tipa të tillë u ngjiten deputetëve apo figurave publike për tu fotografuar dhe për të forcuar statusin e tyre publik.
Rasti I Luan Baçit nuk do t’ia vlente të komentohej më gjatë nëse nuk do të kishte folur vet deputeti Baçi.
Por deklarata e deputetit Baçi, është e rënd.
Ai jo vetëm që e njeh autorin por vë baste se ai është dhe njeri I mirë, I ndershëm, familjar dhe mbi të gjitha demokrat.
Gati gati sa nuk thoshte që fal këtyre cilësive ai ka të drejt dhe të vras. Madje shtonte se dhe babai I tij dhe familja janë demokrate, ndërkohë që ne media ka lajme se disa prej tyre janë të dënuar për vrasje.
Dhe është interesante se si deputeti nuk shpreh asnjë keqardhje për policin e vrarë, por vetëm fjalë të mira për vrasësin.
Kjo ka dy shpjegime.
I pari është që Luan Baçi si deputet është peng tek vrasësi dhe rrethi I tij familjar dhe nuk guxon të distancohet prej tyre as pasi ai ka bërë një gjëmë publike kundër një polici në krye të detyrës thuajse pa shkak.
Kjo pastaj I shpjegon të gjitha, lavdërimet e tij për vrasësin, vlerësimet e tij superiore si “familjar” demokrat etj.
Dhe si një deputet I opozitës me një varësi kaq të madhe nga një vrasës ordiner, ai tregon se opozita ka përfunduar të shpresoj tek klane kriminale, të dëshpëruara që nuk kanë çfarë humbasin.
Shpjegimi I dytë është dhe më I rënd. Këta janë gati të amnistojnë apo ti dalin zot gjithkujt që vret një policë apo figurë shtetërore, me shpresë se kështu mund të ngjallin terror. Ky në të vërtet është stili I Berishës, I cili kurrë nuk implikohet direkt në urdhërim vrasjesh apo dhunimesh, por u del zot kriminelëve që e bëjnë këtë më pas.
Unë besoj se zoti Baçi I përket më shumë skenarit të parë, që nuk guxon të distancohet nga vrasësi për shkak të lidhjeve me të. Ky është version dhe më I thjesht për tu kuptuar nga vet Baçi. Nuk besoj se ai është I sofistikuar sa Berisha dhe ta ketë mbajtur atë qëndrim I motivuar nga nevoja për të inkurajuar vrasje të figurave shtetërore si një lloj terrorizmi politik.
Ndaj në këtë rast më shumë se sa dhimbja për një polic të vrarë kot, pa asnjë motiv, duhet të na shqetësoj pafuqia e politikës për tu ndarë nga krimi dhe kur lidhja është flagrante. Të paktën këta socialistët nuk mbrojnë asnjë tjetrin kur I kap ligji e jo më vrasës ordiner.
Rasti I deputetit Baçi, që flet për kriminelin sikur të ishte Avni Rustemi, duke theksuar se mbi të gjitha ai është “demokrat I shkëlqyer”, është tregues I pafuqisë politike të opozitës e cila nga një anë tenton të akuzoj qeverinë për lidhje me krimin dhe vet I del zot dhe një krimineli ordiner, vetëm se është demokrat. Mendo sikur vrasësi ta kishte dhe emrin Luan, sa i fort do dukej.