Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.

Burime jo zyrtare thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.