Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku për pasojë ka humbur jetën një 56-vjeçare
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.