Nga Ervin Lera/
Të gjithë e dimë dhe e kemi parë në vazhdimësi, se Kryeministri Rama, ka shkuar shumë shpesh në Italinë fqinje dhe nuk ka asnjë arsye pse të tregojë me bujë vizitën e radhës aty. Italinë, ne shqiptarët, e njohim që atëherë kur e ëndërronim të shkelnim aty, qoftë edhe sa për të ndjerë pakëz tokë të huaj nën këmbë, por, për ta parë Italinë, e kishim parë edhe në hollësi, me ndihmën e televizioneve italiane, të cilat i ndiqnim aq fshehtas sa mund të thuhet, me ndihmën e kanaçeve dhe antenave bishtdallandyshe. Për të fituar në Itali – ndoshta vetëm ndonjë sfidë sportive mund të kemi patur deri tani, por në sport Shqipëria e di se të paktën deri në EURO 2024 -, ku mund të guxojë për të fituar, nuk ka se çfarë të fitojë.
Madje, as vetë Edi Rama, nuk se ç’të fitojë në Itali, as kundër disa apo një gazetari, që ndërkohë kur e gjithë vëmendja e Italisë, haptas ose fshehtas – nga televizionet e tyre që mund t’i ndjekin pa kanaçe dhe antena bishtdallandyshe -, u përqëndrua në takimin shqiptar në Milano.
Ai, Kryeministri Edi Rama, ju drejtua bashkëkombasve, për krenarinë që ata mbartin trashëgueshëm përgjatë historisë, me fjalë Perandorësh romakë, Çezarësh, filopzofësh, të kohës që kur Italia, ka nisur të shfaqë fuqinë e saj, mbizotërimin ndërkombëtarisht – të cilin sot e kësaj dite e mban të fortë edhe si anëtarë e G7.
Edi Rama j’u drejtua shqiptarëve të Italisë e të Shqipërisë, njësoj sikur të ishte në shtëpinë e tij në Tiranë, sepse shumë fort, ai u ndje në shtëpinë e tij, në habitatin natyral të të gjithë shqiptarëve,… Ai dhe gjithë shqiptarët aty në takim, e ne të tjerët që e ndoqëm nga televizori – pa ndihmën tashmë, të kanaçeve dhe antenave bishtdallandyshe -, u ndjemë në zemër të EUROPËS, kontinentit edhe gjeopolitikisht të përbashkët me Italinë dhe të tjerë.
Ndoshta do duhej edhe takimi i Londrës për të shprehur kaq shumë entuziasëm – e pranoj se entuziasmi dhe eksitimi nga efektet patriotike të përcjella në takim, më bëri të ulem e të shkruaj -, por meqë Shqipëria, shqiptarët dhe Edi Rama, nuk kishin se ç’të shihnin e të fitonin në Italinë mike, mendoj se interpretimi i duhur i këtij takimi, vetëm brenda përbrenda Shqipërisë së vogël, dhe, brenda Europës – kontinentit të vjetër (ndoshta ka ardhur koha që mosha e plakur e Europës të rinohet sa më shpejt me zgjerimin e kufijve gjeo-politikë të BE) -, të cilit i nevojitet freskia dhe entuziasmi i ne “të rinjve” politikisht për të ruajtur fort parimet njerëzore dhe kontinental-patriotike. Ja pse ne shqiptarët, ky truall shumë i lashtë por mbetur edhe shumë i vogël ndër shekuj, mirkuptimesh dhe jo, jemi shembull i asaj që Çezarët thoshin Veni, Vidi, Vici.
Veni, ashtu si kemi shkuar ndër shekuj, do të vazhdojmë të shkojmë, por njëkohësisht ashtu si kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo ditë italianët e perandorëve dhe filozofëve…
Vidi, ashtu si i kemi parë gjithmonë, pavarësisht se me ndihmën e kanaçeve dhe antenave bishtdallandyshe, por edhe ashtu si na shohin me syrin e fqinjit, mikut të mirë, të dashur dhe të gatshëm të gjindet në nevojë…
Vici, ashtu si kemi ditur gjithmonë të fitojmë respektin, mbështetjen dhe mirënjohjen e atyre që e dinë se identiteti i gjithsecilit është i pacënueshëm, pavarësisht emrit, kombësisë dhe historisë. Vici, sepse ne dimë të shtrijmë dorën e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, pavarësisht disa reportazheve, dokumentarëve apo çfarëdo qofshin që ne nuk jemi ata që na njohin dhe, italianët nuk janë ata që i njohim, është vetëm dashakeqësi e nxitur nga xhelozia politike, e dështimeve të njëpasnjëshme të atyre që tashmë nuk kanë më çfarë të përcjellin në publikun aq të madh Europian.
Veni, Vidi, Vici, sepse deri para disa vitesh, e vetmja propaganë të ashtuquajtur “patriotike”, por që nuk ishte veçse një thirrje e dëshpëruar pa asnjë justifikim, ishte, se Shqipëria është Zvicra e vogël e Europës, apo ndonjë hapësirë tjetër Europiane si analogji e pashpresë për të motivuar atdhedashurinë. Tashmë, më në fund, ka ardhur koha, kur Shqipëria prezantohet, promovohet dhe njihet nga të gjithë ata që e vizitojnë e presin ta vizitojnë në vijim, është, trojet shekullore të asaj që sot njihet Shqipëri, të atyre që sot janë denjësisht shqiptarë, të të gjithë ne që sot, jemi Vini, Vedi, Vici, jo si Çezari Gajo Xhulio për fitoren e tij të 2 gushtit, ne jemi Veni, Vidi, Vici, sepse nuk duam as troje dhe as trofe, ne më në fund kemi arritur atë që na takon prej mijëravjeçarësh të kaluar e të ardhshëm, dinjitetin njerëzor dhe patriotik shqiptar.