Takimi i Ramës në pallatin e sportit në Busto Arsizio një lokalitet afër Milanos është konceptuar mes koncertit dhe fjalimeve.
Shumë këngëtarë të njohur mes tyre Elhaida Dani, Alban Skënderaj, Noizy dhe Elvana Gjata performuan hitet e tyre.
Këngëtarja shqiptare e cila është shqiptarja e parë që ka fituar “The Voice’ bëri thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.
“10 vite më parë erdha këtu e vogël me shumë ëndrra. Nisa një rrugëtim që nuk e di se ku më çonte. Fitova ‘Thë Voice” falë mbështetjes që më dhatë. Uroj që shqiptarë gjithmonë të mbështesin njëri tjetrin. E di çdo të thotë të jesh shqiptar me këmbë jashtë e me zemër në atdhe’ tha ajo