Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tipit Ferrari mori flakë dhe u dogj e tëra. Zjarri e kaploi veturën pasi shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një pemë.
Para se makina të merrte flakë, shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtojnë në kohë. Sipas policisë, dëmi material pritet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Bild.
Shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga mjeku i urgjencës por kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen në spital. Pas aksidentit ata morën një taksi.