Formula 1 zhvilloi këtë të dielë garën e shtatë të sezonit. Në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Imolas në Emilia Romagna në vend të parë e mbylli kampioni i trefishtë, Max Verstappen. Piloti i Red Bull u rikthye sërish në vendin e parë pasi në Miami u la pas nga Norris.

Rokadë vendesh në Itali, me McLarenin e Norris që u pozicionua në vendin e dytë. Pas tij në podium edhe Carles Leclerc me Ferrarin, që në garën e shtëpisë pritej më shumë.

Në pistën “Enzo dhe Dino Ferrari” Max Verstappen dominoi një garë që zgajti 63 xhiro, me një sezon që flet për holandezin e Red Bull.

Pas treshes së podit më pas u renditën: Piastri, Sainz, Hamilton, Russell, Perez, Stroll dhe Tsunoda. Pas shtatë garave të para dominon Red Bull me Verstappen e Perez në krye, ndjekur nga Leclerc dhe Norris.