Në çdo protestë të organizuar nga Rithemelimi dhe PL-ja para Bashkisë së Tiranës, ka rënë në sy fakti se sa herë merr fjalën Belind Këlliçi, një grup të rinjsh të dhunshëm, besnikë të tij që nga koha kur drejtonte FRPD dhe Korpusin Rinor “Azem Hajdari” (të veshur me rroba të zeza), qëllojnë me molotovë godinën dhe policinë.
Me këtë akt, që përsëritet me përpikmëri në secilën nga protestat, duket se Këlliçi po shfaq modelin e tij, atë të dhunës kundër institucioneve dhe uniformës. S’ka dyshim që kjo është arsyeja edhe pse qytetarët e Tiranës, por edhe militantët, po e braktisin gjithnjë e më shumë opozitën dhe protestën.