Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, disa muaj më parë i dha fund martesës me Xhensila Myrtezaj, nga e cila çifti ndajnë 2 fëmijë së bashku, Ajka dhe Amen.

Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullojnë zëra se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi dhe fansat janë të bindur se dyshja kanë nisur një lidhje.

Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.