Edhe në protestën e sotme të foltores në Bashkinë e Tiranës duket se e kanë marrë në dorë të “fortit që të thyejnë në mes”. Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president, e që njihet edhe si babai i Stresit. Ai shfaqet bashkë me disa militantë të tjerë duke hequr gardhin e sigurisë dhe duke goditur efektivët e policisë.
Sali Lushaj njihet si person me precedentë të shumtë kriminalë.