Meriton Mjekiqi dhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli, janë larguar nga studio e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, pak pasi moderatori u eliminua nga gara për çmimin e madh.
Të shumta kanë qenë dyshimet dhe komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi çifti nuk u pa më i ulur në rreshtin e parë, ku ishin pozicionuar të gjithë ish-banorët e BBV.
Siç shihet edhe në foto, Meriton u ul pranë Inisës pasi mbërriti në studio, ndërsa më vonë, siç e vëmë re, ata nuk janë më aty, ndërsa në vendit e tyre janë ulur të tjerë ish-konkurrentë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë çiftin të marrë këtë vendin, ama shumë kanë ngritur dyshime për një hatërmbetje të Meritonit karshi produksionit, i cili ishte i pari që u eliminua nga gara, pak minuta pas nisjes së spektaklit.