Protesta e shtatë e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 90 minutash nga momenti kur kishte nisur. Skenari ishte thuajse i njëjtë me atë të gjashtë protestat e tjera, fjalime, molotov, thirrje për policët të hedhin kapelet dhe në fund rrëzimi i gardhit metalik.

Në fotot e fiksuara nga LSA-ja vihet re deputeti Flamur Noka i cili u jep një dorë protestuesve të hedhin gardhin, por edhe Sali Lusha, një mbështetës i ish-kryeministrit Berisha dhe babai i këngëtarit Stresi të cilët janë në rreshtin e parë të protestuesve.