Çifti shumë i dashur për publikun, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë publikuar për herë të parë portretin e vajzës së tyre, Luna Mari.
Ata u bënë prindër një muaj më parë, ndërsa ndjekësit e tyre kanë pritur këtë moment të veçantë, ku dyshja kanë realizuar një video dhe fotosesion, të veshur me të bardha, ndërsa vajza me rozë.
“Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, shkruan dyshja në Instagram.
Kiara dhe Luizi janë njohur në edicionin e dytë të Big Brother VIP, në një rrugëtim të vështirë, por që ia dolën që të krijonin një lidhje dashurie të kurorëzuar me martesë, në natën finale, ku Luiz Ejlli fitoi çmimin e madh.
Gjithçka ndodhi në syrin e publikut, të ndjekur nga miliona shqiptarë, duke krijuar kështu fansa dhe ndjekës suportues, kuriozë për jetën e tyre. Çifti edhe pas daljes nga BBV, kanë qenë aktiv në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë momente të bukura mes tyre.