Presidenti amerikan Joe Biden po humbet në të gjitha sondazhet e opinionit publik, sipas “Fox News”. SHBA po kalon një nga periudhat më të vështira inflacioniste në histori, ndaj popullit e ka humbur besimin te presidenti aktual, sipas rrjetit televiziv amerikan.
Sipas sondazhit të Rasmunsen, Biden pas Trump me shifra dyshifrore. Ndërsa, sipas analistëve, vonesa e Biden nuk është vetëm rezultat i dyshimeve për aftësitë e tij fizike dhe mendore. Votuesit i besojnë Donald Trumpit me një diferencë prej tetë pikësh kur bëhet fjalë për ligjin, rendin, krimin dhe sigurinë, sipas sondazhit të fundit të ABC.
Trump u rrit me 17 pikë për imigracionin, shtatë pikë për pozicionin e Amerikës në botë dhe 14 pikë për inflacionin dhe ekonominë. Një tjetër sondazh i Gallup zbuloi se besimi i amerikanëve në udhëheqjen ekonomike të Biden është në nivelin më të ulët historik. Amerikanët aktualisht po përjetojnë një nga periudhat më të dhimbshme të inflacionit në histori.