Liverpool's manager Jurgen Klopp looks on prior to the start of the English Premier League soccer match between West Ham United and Liverpool at London stadium in London, Saturday, April 27, 2024. (AP Photo/Kin Cheung)

Komentet e trajneritt Liverpool-it, Jurgen Klopp, pr Son Heung-min janë kthyer në qendër të vëmendjes në prag të ndeshjes së sotme mes Të Kuqve dhe Tottenham.

Në vitin 2021, Klopp ka pranuar se ai akoma ndihet keq për faktin se nuk e mori Son kur ishte në drejtim të Borussia Dortmund-it.

Siç ka bërë të ditur “Mirror”, koreano-jugori kërkohej nga Dortmund dhe Leverkusen në 2013-ën. Sulmuesi ishte lojtar i Hamburg-ut dhe zgjodhi të transferohej te Leverkusen për 10 milionë euro.

Klopp, i cili në atë kohë ishte trajner i Borussia Dortmund, pranoi se keqardhja më e madhe e jetës së tij ishte se nuk mori Son në ekipin e tij.

“Një nga gabimet më të mëdha në jetën time ka qenë që nuk mora Son. Një lojtar i jashtëzakonshëm. Është fantastik dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Klopp në 2021-shin.

Liverpool do të kërkojë të hakmerret ndaj Tottenham-it sot pas humbjes 2-1 të pësuar në fazën e parë, e cila u shoqërua me shumë polemika.

Son ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League që nga momenti i transferimit të tij te Tottenham në 2015-ën për 22 milionë sterlina.

Koreano-jugori ka shënuar 161 gola dhe ka dhënë 83 asiste në 404 ndeshjet e luajtura në të gjitha komopeticionet me Spurs.