Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur. Nga 2013 janë raportuar 260 raste të marrjes së padrejtë të fëmijës dhe deri tani janë shpallur fajtorë 69 prindër.
437 prindër të tjerë për të njëjtën periudhë raporton KLGJ u dënuan nga gjykata sepse nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët e tyre.
Nga ana tjetër, në gjykata vërehet shtyrja e të miturve në krim nga të rriturit dhe se pavarësisht aplikimit të kodit të drejtësisë për të mitur, të miturit po përshihen përherë e më shumë në krime si shpërndarja e drogës, vjedhjet, plagosjet dhe drejtimi i mjetit pa dokumente.
Gjykatësi i apelit Fuat Vjerdha thotë se po vërehet shtim i numrit të çështjeve mbi abuzimet seksuale të fëmijëve. Ndërkohë sipas tij duke ju referuar rasteve të fëmijëve në konflikt me ligjin, sjell rastin e Sokol Mjacaj që e ka gjykuar kur ka qenë fëmijë- sot i burgosur i përjetshëm rënia në kontakt i të miturve me njerëz të botës se krimit, kthehet në shkollë krimi për ta.
Intervista e Anila Hoxhës me Fuat Vjerdhën, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
Anila Hoxha: Gjendemi me gjyqtarin e apelit Tiranë, zotin Fuat Vjerdha, i cili në 1 korrik 2024, mbush 30 vjet në sistemin e drejtësisë si gjyqtar i republikës.
Fuat Vjerdha: Unë në 1994 kam filluar magjistrat në Tropojë dhe pas 6 muajsh në 1 korrik 1994 jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Anila Hoxha: Prej atëherë vazhdon?
Fuat Vjerdha: Prej atëherë vazhdoj gjyqtar pa ndërprerje.
Anila Hoxha: Bashkë do flasim për fëmijët, fëmijë të cilët janë viktima të një krimi, fëmijë që humbasin, fëmijë që rrëmbehen nga njëri prej prindërve për shkak të konflikteve në divorc e sipër, fëmijët që shtyhen në krim. Pyetja ime e parë është nga se rrezikohen më tepër fëmijët sot?
Fuat Vjerdha: Fëmijët sot rrezikohen në radhë të parë nga përdorimi i celularëve pasi janë të pakontrolluar nga prindërit dhe rrinë edhe futen edhe në faqet e pakontrolluara, që përbën rrezik për këto fëmijë.
Anila Hoxha: Pra, bien viktima të krimit kibernetik,që mund të jenë shantazh, mund të jetë abuzim seksual apo shpërndarja e fotove pornografike?
Fuat Vjerdha: Kemi edhe raste të tilla që i kemi në proces dhe janë të rriturit. Ka edhe raste që të rriturit i shtyjnë të miturit në krim dhe janë jo të rralla. Sepse e dinë që të miturit o do dënohen, pra dënohen gjysma e dënimit që i jepet të rriturit dhe përgjithësisht gjykatat aplikojnë dënimin me kusht për të miturit, pasi cmohet që dënimi me burgim është një masë tepër e rëndë për këto sepse nuk i vlen ri-edukimit të tyre. Kemi patur raste të ndryshme të vjedhjeve edhe të monopatinave, të rriturit fusin të miturit për me realizuar vjedhjen.
Anila Hoxha: Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë është një e vetme dhe aty gjykohen të gjitha cështjet civile dhe penale në të gjithë Shqipërinë. Cilat janë gjykimet më tipike ku pala e tretë mund të jetë një fëmijë?
Fuat Vjerdha: Ne kemi sikurse thatë të gjitha llojet e veprave penale që kryejnë të miturit por janë edhe veprat penale që kryejnë të rriturit ndaj fëmijëve. Është për të ardhur keq që kohët e fundit kemi disa raste të abuzimeve seksuale me fëmijët dhe në ndryshim nga Shkodra ku unë ushtroja veprimtarinë time para një viti e gjysëm , në këtë gjykatë unë konstatoj ka një numër të konsiderueshëm çështjesh të abuzimeve seksuale me të miturit, qoftë ngacmime seksuale që janë problematike .
Anila Hoxha: Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit, pra kur ju shqyrtoni këto procese?Kuptoni në një moment të caktuar që prindëri nuk ka qenë vigjilent apo..?
Fuat Vjerdha: N`a lindin ato pikëpyetje si do zgjidhet kjo cështja, pse ka? Më duket se ka shtim të rasteve. Nuk është se nuk janë zbuluar apo nuk janë denoncuar përpara, por më duket se ka një shtim, por, rastet janë nga më të ndryshmet dhe viktimë janë fëmijët.Sikurse është edhe dhuna që ushtrojnë prindërit edhe ndaj bashkëshorteve, mund të jetë një ndër veprat më të përhapurat që kemi ne vazhdimisht. Por, n`a vijnë cështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje që parashikohet nga neni 130 / a i Kodit Penal por këto prindër janë të dhunshëm,si kundrejt bashkëshorteve ashtu janë të dhunshëm edhe ndaj fëmijëve edhe ushtrojnë dhunën në prezencë të fëmijëve.
Anila Hoxha: Tre dekada, zoti gjyqtar nuk janë pak. Pra, njeh gati-gati të gjitha fenonemet e shoqërisë nga 1994 që ju përmendet, deri tani. Tropojë, Shkodër tanimë Tiranë , kaloni në duar çështje në të gjithë Shqipërinë. Cilat janë ato cështje, ata fëmijë që iu kanë mbetur në mend, ato gjykime që ju nuk i harroni dhe skeni për ti harruar asnjëherë, nga më të lehtat deri më të vështirat? Në Shkodër keni gjykuar Sokol Mjacaj , tanimë në “41 bis”, i dënuar i cili kreu një krim brenda burgut të Peqinit . Ju e keni gjykuar kur ka qenë fëmijë?
Fuat Vjerdha: Unë e kam gjykuar dy herë Sokolin. E kam gjykuar kur ishte 16 vjeç kur akuzohej për vrasjen e një fëmije tjetër, shokut të tij dhe ai u deklarua fajtor për moskallëzim të krimit. Por, ai gjatë gjithë periudhës së hetimit, gjykimit dhe pak më mbrapa ka qëndruar i burgosur me të burgosur të rritur. Unë vlerësoj se aty ka marrë mësime nga kriminelë edhe është përgatitur që të kryejë pastaj veprën tjetër duke vrarë dy turista cekë për të cilën edhe unë kam qenë në trup gjykues dhe kemi dhënë dënimin me `burgim të përjetshëm`.
Anila Hoxha: Ai ka qenë një proces shumë i vështirë. Sepse të dyja palët ishin fëmijë. Herën e dytë, e shikove komplet të ndryshuar?
Fuat Vjerdha: Ishte bërë një profesionist problematik. Ka edhe një vendim, rekomandim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që fëmijët e mitur t`i lihen për rritje dhe edukim nënës. Nëna duke qenë e divorcuar, duke mos pas mundësi jetese për të siguruar një jetesë më të mirë fëmijëve të tyre/saj, në mënyra nga më të ndryshme kanë arritur që të emigrojnë për ti siguruar gjithmomë, me qëllimin e mirë për me i siguruar fëmijëve të tyre një jetë sa më të mirë, europiane, ku ka standart jetese më të lartë. Dhe duke realizuar këto i mohojnë babait të drejtën e kontaktit, takimit me fëmijën.
Anila Hoxha: Këtu jemi tek vepra `marrja e padrejtë e fëmijës`?
Fuat Vjerdha: Marrja e padrejtë e fëmijës edhe këto janë raste mjaft të vështira për t`u gjykuar sepse motivi për të cilën e ka kryer veprën nëna nuk është shumë i qortueshëm, si motiv sepse ato parashtrohen që kam kërkuar ti jap fëmijës një jetë më të mirë. Por ndërkohe privon babain. Dhe këto janë gjykime jo të rralla sikurse janë edhe problematike, rastet e lënies për rritje dhe ri-edukim të fëmijëve sepse ka jo të rralla janë raste kur vendimet e gjykatës nuk zbatohen nga nëna, e fshehin fëmijën ose raste të tjera, kur edhe këto janë më të rënda,kur gjykata ia ka lënë për rritje dhe ri-edukim nënës, ndërsa babai e merr fëmijën dhe nuk ia lë nënës që të realizojë edukimin, rritjen e fëmijës.
Anila Hoxha: Situata e mos dhënies së mjeteve për të jetuar , janë kategoria tjetër. Shërbimi përmbarimor madje deklaron një shifër shumë të lartë përmbi 10 mijë familjarë të cilët ndër vite kanë shmangur urdhër detyrimin për të dhënë pagesën mbi rritjen e fëmijës nga partnerja, më së shumti. Pasi në fund të vitit të kaluar pati një rekomandim nga Avokati i Popullit për ndërhyrje legjislative për këtë fenomen, mbasi bashkëshortët (të divorcuar), kryesisht burra, pretendojnë se nuk kanë mundësi ekonomike për t`iu përgjigjur edhe kërkohet një ndërhyrje. Si paraqitet situata për këto gjykime?
Fuat Vjerdha: Ka dy problem, në radhë të parë është problemi që me të vërtetë kemi bashkëshortë që nuk figurojnë në punë. Ato mund të sigurojnë të ardhura me punë të zezë, punon murator dhe nuk ke ku ia vjel dhe nuk ke ku ia marr detyrimin, që i cakton gjykata, pastaj plus ajo tjetra që kur gjykata cakton detyrimin ushqimor duhet të mbështetet në disa të dhëna, çfarë punon, çfarë bën. Për këto persona, që janë të paregjistruar e ke të vështirë me përcaktuar detyrimin e saktë që mund të kontribuojë në rritjen e fëmijëve.
Anila Hoxha: Kemi fëmijë të zhdukur që nuk dihet asnjë gjë për ta. Rastet më i fundit është ai i Bleona Matës dhe i Julian Celës. Çfarë duhet të bëj drejtësia që të rihapen kërkimet?
Fuat Vjerdha: Çfarë duhet të bëjë?! Kur themi drejtësia, nuk kemi parasysh vetëm gjykatën.Drejtësia fillon që nga komuniteti, pastaj kalojmë tek policia, prokuroria, ekzekutimi i vendimeve, kështu që duhet një shoqëri e tërë në përpjekje për të luftuar këto fenomene.