Duke folur në një konferencën për shtypin, pas humbjes 2-1 në ‘Wembley’ të FA Cup, trajneri spanjol, së pari uroi Manchester United për fitoren, ndërsa më tej theksoi se plani i tij për ndeshjen nuk ishte i mirë, ndaj dhe sipas tij, u humb finalja.

“Së pari, urime Manchester United-it për fitoren. Sa i përket ndeshjes, gabova unë, plani im i lojës nuk ishte i mirë, ndonëse në pjesën e dytë reflektuam disi, por nuk ishim mjaftueshëm intensivë, as nga ana taktike nuk ishim në nivelin e duhur,”- tha fillimisht ai.

Më tej, Guardiola shtoi se janë të zhgënjyer me humbjen, teksa theksoi se tani është momenti që të pushojnë, për t’u rikthyer siç duhet.

“Ne jemi të zhgënjyer sot. Është normale kur një ekip humbet finalen, por duhet thënë se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne kemi sfiduar në të gjithë kompeticionet dhe jemi përpjekur të japim maksimumin, tani duhet të pushojmë dhe të jemi gati për një rikthim të denjë,”- vazhdoi trajneri.

I pyetur për trajnerin e Manchester United, kreu i stolit të City-t deklaroi se Ten Hag është një teknik i jashtëzakonshëm dhe se sipas tij, “Djajtë e Kuq” duhet të marrin vendimin e duhur për holandezin.

“Ata duhet të marrin një vendim. Ten Hag është një person i mrekullueshëm, një trajner i jashtëzakonshëm, fitimi i FA Cup ishte i rëndësishëm për ta, siç ishte për ne sezonin e kaluar”-përfundoi Pep Guardiola.