Marrëveshja e huasë me Bankën Europian për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hoti mori “dritën jeshile” në Komisionin e Ligjeve. Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, vepra infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake. Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, hekurudha Vorë-Hani i Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake. “Në fakt, të gjitha këto infrastruktura, edhe në emër të faktit se të gjitha infrastrukturat në nivel europian, mbi bazën e qasjes në nivel politik. Në nivel europian do t’i shërbejnë dhe të jenë të standardeve për t’i shërbyer nevojave ushtarake. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit do i shërbejë sigurisë në Rajon”, tha Enkeleja Muçaj, zëvendësministre e infrastrukturës dhe Energjisë.
Me gjithë votën “pro”, seancën në Komisionin e Ligjeve për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Europian për Rindërtim dhe Zhvillim demokrati Saimir Korreshi e shfrytëzoi për pyetje mbi garantimin e sigurisë në lëvizje së projektit hekurudhor.
“Ky projekt a parashikon sigurinë se e dini ju sa rrugë kalimi kalojnë mbi shina treni dhe kjo shpejtësia madhe… ne me atë trenin “ty ty ty” që donte 6 orë ta shikoje nga larg ka bërë gjëmën. Po sot?”, u shpreh deputeti Saimir Korreshi.
Sqarimet i bëri drejtori i Zhvillimit të Projekteve në Hekurudha Shqiptare, Gentian Liko.
“Sa i përket kalesave në nivel, do të mbyllen të gjitha ato informale. Në tërësi do të kemi 59 kalesa të miratuara për 130 km linjë hekurudhore”, tha Gentian Liko, drejtoria e Zhvillimit të Projekteve, Hekurudha Shqiptare. Me gjithë fokusin te “vore-Hani i Hotit”, socialisti Pandeli Majko kërkoi më shumë informacione edhe mbi linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
“Po citoj ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu i cili ka thënë se përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm mbi trasenë se ku do të kalojë hekurudha që do të lidhë dy Kosovën me Shqipërinë. Ndërsa kryeministri Rama ka thënë se do të ketë një ndryshim të vijës ku kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe më pas në Prishtinë. Në projektin që na keni sjellë, i keni marrë parasysh këto që citova?”, u shpreh Majko.
“Në lidhje me pyetjen që zoti Majko bëri, duhet të them që kjo do të jetë çështje e vendimmarrjeve në vijim”, deklaroi Muçaj. Pas miratimit me 13 vota pro marrëveshja e huasë me vlerë 98.7 milionë euro mes Qeverisës ë Shqipërisë dhe BERZH do të kalojë për shqyrtim edhe në komisionet e tjera, për t’u çuar më pas për votim në Parlament.