Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi. Sipas DailyMail, një nënë ka hedhur fëmijën e saj 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lum të mbushur me krokodilë.

Ajo çfarë e ka shtyrë 26-vjeçaren Savitri Kumar nga Uttara Kannada drejt këtij akti të rënë, kq qenë debati i fortë me babanë e djalit të saj 27-vjeçarin Ravi Kumar.

Ky i fundit i ka kërkuar bashkëshortes së tij që të largohej bashkë me djalin e sëmurë dhe 26-vjeçarja nga inati ka hedhur fëmijën në lumë.

Trupi i 6-vjeçarit është gjetur një ditë më pas, ku ishte i kafshuar në çdo pjesë nga krokodilët.

Autoritetet urdhëruan kryerjen e autopsisë për 6-vjeçarin dhe një oficer policie i tha mediave lokale se ishte një vrasje dhe se burri dhe gruaja janë arrestuar.