Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.
Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.
Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion. Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.