Kombëtarja Shqiptare në Minifutboll e ka nisur me një barazim ndaj Francës aventurën e saj në Kampionatin Europian që zhvillohet në Moldavi.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko barazoi 0 me 0 ndaj francezëve ku loja u interpretua në mënyrë të shkëlqyer por mungoi vetëm finalizimi .
Një pikë për Shqipërinë në ndeshjen startuese, teksa të enjten dhe të premten do të zhvillojë dhe tre përballje përcaktuese për fatet e kalimit të grupit.
Të enjten, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës në 18:00. Ndërsa, të premten do të zhvillojnë dy takime, fillimisht në 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 ndaj Serbisë.