Ousman Sonko është dënuar me 20-vjet burg për masakra teksa shërbente në administratën e sunduesit të vjetër Yahya Jammeh. Gjykata e lartë kriminale e Zvicrës ka dënuar ish-ministrin e brendshëm të Gambias me akuza vrasjeje, torture, burgosje e paligjshme kryesisht kundër kundërshtarëve politikë, gjatë sundimit 22 vjeçar të ish-presidentit Yahya Jammeh. Sonko ka qenë ministër i brendshëm gjatë periudhës 2006 – 2016, por akuzat përfshijnë krime në një periudhë 16 vjeçare.
Jammeh u largua nga pushteti në vitin 2017. Sonko, i cili ishte në sallë, kishte aplikuar për azil politik në Zvicër në 2016 por ishte arrestuar disa orë më vonë. Gjyqi aktual nisi në janar dhe 55-vjeçari ka të drejtën e apelit. Grupet e të drjetave mirëpritën vendimin, teksa përfaqësuesi i aktivistëve TRIAL International, Philip Grant, tha se dërgon një mesazh të fortë kundër “pandëshkueshmërisë”. Ish-presidenti Jammeh – i cili jeton i larguar në Guinenë Ekuatoriale– erdhi në pushtet në 1994 për të sunduar me abuzime të rënda si burgosje arbitrare, abuzime seksuale e vrasje jashtëgjyqësore, shkruan rrjeti Al Jaseera. Monitoruesit e të drejtave ‘Amnesty Switzerland’ quanin verdiktin “sukses historik në jurisdiksionin universal të Zvicrës e Evropës”.