E ftuar ditën e sotme në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës.

Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…
Pas ndarjes së historive edhe mjaft personale të saj, për të dhënë një mesazh për të gjitha vajzat, kujtojmë këtu rrëfimin për abortin. Çfarë i ka mësuar Roza Latit fakti që ka ndarë emocionet personale dhe ka qenë pjesë e lojës?

“Thjesht kam dashur që të më njohin zemrën, të më njohin si jam unë Roza e vërtetë siç më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si puna ime, na kanë përndjekur paragjykimmet pa na njohur mirë. Aq sa më kanë drejtësi moderatorja që flet troç, moderatorja rebele aq më kanë gjykuar edhe për gocë arrogante, menefregiste ndërkohë që unë kam një shpirt shumë të butë dhe jam shumë e dashur. Jam e ndjeshme dhe e ndërgjegjshme. Doja të më njihnin anën tjetër”, tha Roza.

“Më erdhi ftesa për Big Brother në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim të gjenin forcë nëpërmjet meje”, theksoi ajo.

Ndër të tjera shtoi se: “Çfarë të bën Big Brother. Unë e njoh veten time sepse njeriu e njeh veten në momentin më të vështirë dhe unë e njoha Rozën time 95% por më duhej një 5% që të ma nxirrte Vëllai i Madh.”