Pak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët.
Në dy raste, çështjet për të cilat është shpallur mos kompetenca dhe i është përcjellë prokurorisë së Lezhës për hetime rezulton se në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën e mesazhit në vitin 2023. Ndërsa në 2019 dy persona të maskuar për të cilët janë sekuestruar kamerat tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij.
Gjyqtari sipas dosjeve që Top Channel disponon ka deklaruar në atë kohë se kishte në dorë dy gjykime, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për akuzën e vrasjes, një çështje që sipas gjyqtarit Stërkaj u shoqërua me tensione në sallë. Sakaq prokurorja e çështjes për ngjarjen e tritolit po mbledh prova për shpërthimin e fundit në banesën e gjyqtarit, një ngjarje që u mbyll pa pasoja. Një komision i posaçëm vendosi që gjyqtari të merrej në mbrojtje dhe ruajtje nga shteti.
Aktualisht nën mbrojtje janë 13 gjyqtarë dhe prokurorë ku kryesojnë prokurorët e Elbasanit dhe një ish prokurore në Lushnjë dhe natyrisht edhe prokurorët e posaçëm të SPAK.
Gazeta Shqip