74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë me detin, rrëfen se krahas peshkimit, është marrë edhe me kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë.

Serveti tregon se në fillim të viteve 90 vinin mediat italiane për t’i intervistuar për këtë aktivitet, që sipas tij bëhej sepse nuk kishin alternativë tjetër për të punuar.

Serveti thotë se kur erdhi momenti që nëpërmjet gomoneve nisi kalimi i drogës në vend të njerëzve, ai hoqi dorë.

“Kam punuar dhe kontrabandë. Të gjithë skafet i mbanim këtu. Skafet vinin nga të gjithë Shqipëria. Çonim njerëz në Itali. Rrugën e parë e kemi bërë në vitin 1995. Për çdo person që çoja merrja 1 milion lireta. Pastaj vajti 500.