Pjesë nga fjala e Edi Ramës në mbledhje me kabinetin:

Prej 10 vitesh nuk është më një luftë arnash… por e gjithanshme për goditjen e korrupsion. Deri këtu nuk është zhvilluar as pa gabime, as pa dështime, as pa zhgënjime, nga të cilat mësojmë se çfarë duhet ndryshuar. Por deri këtu kemi arritur jo pak, këtë e thonë vendimi i BE për çeljen e negociatave.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në BE, sepse nuk ka qenë kurrë më parë shtet më demokratik dhe europian.
Por i vërtetë është fati që korrupsioni nuk është s’mbrapsur aty ku nuk mund të ketë kërcënim për vendin, dhe në këtë fazë lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar çdo ditë duke shtrënguar radhët e tre pushtëve në një front të vetëm.

Për një fuqizim të tre pushteteve, por dhe për harmonizim të domosdoshëm të punës së tyre në funksion të shtetit përballë derës së BE.
Çdo aktor politik, institucion, shoqëror duhet ta kuptojë si nevojë për të fituar luftën kundër korrupsionit. Të përafrojmë ligjet më shpejt me BE, inovacioni teknologjik i sistemit të qeverisjes së tre pushtëve, transparenca, llogaridhënia, kontrolli.

Ne si PS na takon pjesa e luanit, e po ashtu dhe pjesa më e madhe e kostove politike të cilat na vijnë daç nga faturat e të korruptuarve brenda nesh apo kusureve të baltës që hidhet drejt nesh…
Jemi vetëvendosur jo vetëm në anën e drejtësisë, por dhe në dispozicion të drejtësisë përmes tërheqjes së plotë nga çdo kontroll politik.

Dua të jem i qartë, te kjo “ne”, PS nuk ka dot dhe s’ka për të pasur të paktën sa të jem unë i besuari juaj, një “ne” të njëjtë si kur bëjmë betejat që na kanë besuar shqiptarët, si për këdo mes nesh që tradhton ata që kanë besuar duke flirtuar me korrupsionin