Një person është arrestuar në Serbi, pasi kishte kërcënuar me vdekje presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Lajmin për arrestimin e Dragan Mijatoviç nga Sombori, e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Për shkak të kërcënimit të rrezikimit të sigurisë së Presidentit të Republikës, është arrestuar Dragan Mijatoviq nga Sombori dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet dje në njoftimin e MPB-së.

Më 15 maj, presidenti Vuçiç komentoi në rrjetet sociale tentativën për vrasje ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, nga një 71 vjeçar, ku tha se ishte “i tronditur” dhe e quajti Ficon “një mik i madh” për veten dhe Serbinë.