Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për agjencinë e lajmeve TASS se SHBA po “luan me zjarrin” me “luftën e saj indirekte” që po ndjek kundër Rusisë. “Ne paralajmërojmë se ata po luajnë me zjarrin. Ata janë prej kohësh në një gjendje lufte indirekte me Federatën Ruse”, tha Ryabkov.
Komentet e diplomatit të lartë pasqyrojnë shqetësimin e Rusisë mbi mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit ndaj Ukrainës. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron tha në fillim të këtij muaji se Ukraina ka të drejtë të përdorë armët e ofruara nga Britania për të goditur objektivat brenda Rusisë – ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken bëri komente të ngjashme gjatë një vizite këtë javë në Kiev.
“Ata nuk arrijnë disi të kuptojnë se, për të kënaqur idetë e tyre gjeopolitike, ata po i afrohen një faze në të cilën do të jetë shumë e vështirë të kontrollohet ajo që po ndodh dhe të parandalohet një krizë dramatike”, shtoi Ryabkov, duke iu referuar SHBA-së. “Kjo retorikë, ky karrem i vazhdueshëm i aleatëve të tyre për të ndihmuar edhe më shumë Ukrainën, për të zgjeruar mbështetjen e tyre, tregon vetëm një gjë: njerëzit po jetojnë, siç thonë ata vetë, “në një kuti”, tha ai.