Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës, kishte shkuar në shtetin fqinj për të festuar Pashkën. Ai fshihej në Dubai pasi kishte frikë për jetën e tij, shkruajnë mediet greke një ditë pas atentatit mafioz që tronditi kryeqytetin grek. Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes. Prototheme.gr, shkruan se disa ditë më parë Brahimi ksihte vendosur të udhëtonte nga Dubai drejt Greqisë, por lëvizjet e tij u pikasën nga “armiqtë”. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe ka konstatuar se viktima kishte marrë dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë. Sipas mediave greke ekzekutori i Brahimit mendohet ishte profesionist, pra vrasës me pagesë.
“Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast. Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë. Pista kryersore që po heton policia është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.
Por kush është Roan Brahimi?
Brahimi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Ekzekutimi i djeshëm
Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë. Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.
Konflikti me Ervis Martinajn
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.
Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahimit. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt