Kombëtarja e Gjermanisë ditën e djeshme bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për kampionatin evropian që nis në 14 qershor. Në listën e publikuar kishte vend edhe për portierin e Stuttgartit Alexandër Nubel i cili u shpreh i befasuar për mirë kur lexoi emrin e tij. Ai nuk e kishte menduar se do të ftohej ndaj kishte rezervuar pushimet verore në Tanzani me familjen e tij.

“Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë ai. Nubel ndodhet në Stuttgart në formë huazimi nga Bayern Munich.