“Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s synojnë të vazhdojnë luftën me Rusinë, e cila është e mbushur me pasoja të rënda për ta”.

Ishte ky paralajmërimi i zëdhënësit presidencial rus, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

Zëdhënësi i Kremlinit tërhoqi vëmendjen e mediave për përshkallëzimin e situatës nga vendet anëtare të NATO-s dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se këto vende “vetë synojnë të vazhdojnë luftën” me Rusinë – “një luftë në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ”.

“Kjo, sigurisht, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasojat e saj. Në fund të fundit do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit,” tha Peskov.

Sipas mendimit të tij, vendet e NATO-s, kryesisht Shtetet e Bashkuara, me vetëdije po shkojnë drejt një raundi të ri tensionesh dhe po provokojnë Ukrainën që të vazhdojë një luftë të pakuptimtë me Rusinë.