Trupat e pajetë të viktimave u gjetën nga fqinjët rreth orës 08:00 të mëngjesi të sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë. Ende nuk dihen detaje se kush qëndron pas krimit makabër.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportuan uniformat blu.

LINK PAMJET: https://www.youtube.com/watch?v=L003udYRIqw&embeds_referring_euri=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title